LAJMI I FUNDIT:

Vendet e garantuara për diasporën dhe kalkulimet e partive politike

Vendet e garantuara për diasporën dhe kalkulimet e partive politike

Një ditë më parë PDK prezantoi pakon për diasporën. Hoxhaj tha se partia e tij do të rezervojë tre vende për diasporën, por një premtim i tillë nga subjektet tjera po shihet taktizim politik.

I pari i AAK-së ka thënë se në një të ardhme do të ishte mirë që diaspora të ketë vende të garantuara në Kuvend.


“Në të ardhmen ndoshta do të mund të ndryshojmë ndonjë nen në Kushtetutë apo Ligjin e zgjedhjeve në mënyrë që te kemi vende të garantuara për diasporën ashtu siç kemi për komunitetet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ramush Haradinaj.

Nga LVV e LDK, premtimet e PDK-së po shihen si taktizim në kohën e zgjedhjeve.

“Natyrisht se ky është një prodhim i radhës i PDK-së në përpjekje për të mashtruar elektoratin. Por qytetarët tashmë e kanë kuptuar se mashtrime të tilla janë bërë shumë herë prej 20 vitesh”, deklaroi deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani.

“Secili subjekt politik e në veçanti, institucionet e Kosovës e kanë për obligim të vlerësojnë rolin e diasporës në të gjitha proceset e shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës në angazhimin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në këto momente para fushatës duhet të jemi të sinqertë me diasporën. Unë mendoj se duhet të ketë përfaqësim për diasporën, mirëpo me Kushtetutë dhe me ligje të Kosovës për momentin nuk kemi vende të rezervuara për diasporën”, deklaroi deputeti i LDK-së, Shkemb Manaj.

Aktualisht, diaspora llogaritet të jetë një ndihmë e madhe për vendin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori