LAJMI I FUNDIT:

Vendbanimi italian me 100 banorë, ku bien në radar katër mijë vozitës në ditë

Vendbanimi italian me 100 banorë, ku bien në radar katër mijë vozitës në ditë

Për dy javë kanë grumbulluar gjoba prej shtatë milionë eurosh.

Në trafik ndodhin lloj-lloj gjërash dhe ky është një rast interesant nga historia jo shumë e largët e një qyteti të vogël në Itali me vetëm njëqind banorë. Në një periudhë prej vetëm dy javësh, radari regjistroi 58.560 gjoba për shpejtësi.


Aquatico është një qytet në rajonin e Liguria, afër kufirit me Francën. Ka dy rrugë, të paktën një shtëpi fshati. Por, Aquatico ka edhe një rrugë pa trotuare që kalon nëpër vend dhe shpesh shërben si skenë e garave ilegale të veturave, shkruan Revijahak.

Kreu i Aquatic, Alessandro Alessandri dhe disa nga fqinjët u lodhën nga zhurma dhe pasiguria e përgjithshme, kështu që më në fund instaluan radarin në vitin 2018. Numri i gjobave u rrit në 4000 në ditë, duke arritur në shtatë milionë euro në dy javë!

“Rekordin” e ka arritur një motoçiklist i cili ka drejtuar 135 km/h. Kufiri i shpejtësisë është zakonisht vetëm 50 km/h. /Telegrafi/