LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit që shndërrojnë drurin në llamba artistike (Video)

Vëllezërit që shndërrojnë drurin në llamba artistike (Video)

Besnik Leka së bashku me vëllain e tij kanë një dyqan ndryshe nga të tjerët në Prishtinë.

Nga lloje të ndryshme drurësh, disa penj dhe një abazhur të thjeshtë, Besnik Leka, së bashku me vëllain Petritin krijojnë forma të ndryshme të llambave ndriçuese.


Besniku, i ftuar në “Pasdite” në RTV Dukagjini, tregoi edhe mënyrën e përgatitjes së një llambe të thjeshtë, me një dekor nga druri.

Pronari i këtij artizanati, thotë se llambat kryesisht punohen nga drurët që nuk janë më në shërbim.

Sipas tij, preferohet druri i arrës, por është e rëndësishme të ruhet ambienti e jo të dëmtohet ai.

Çmimi i këtyre llambave unike fillon nga 15 euro deri në 130 euro.

Sipas Petritit, qëllimi nuk është targetimi i personave që kanë mundësi më të mëdha financiare, por t’u mundësohet edhe studentëve e çdokujt tjetër, pavarësisht mundësive financiare.

Llambat zakonisht nuk marrin shumë kohë për ndërtim, deri ne tri orë, por nëse lyhen, koha e përshtatshme për përdorim rekomandohet të jetë 24 orë.

Pasionanti i llambave, thotë se konkurrencë mbeten llambat industriale, por sipas tij puna e dorës mbetet unike./Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Kalo në kategori