Vëllezërit që nuk flasin me njëri-tjetrin gati 30 vjet, përballen në garën për kryetar të një qyteti në Kanada
Zgjedhjet lokale të një qyteti po e mban “pa gjumë” një familje këto ditë. Dy vëllezër që nuk kanë folur me njëri-tjetrin për 30 vjet do të përballen në një garë të çuditshme për kryetar të Port Colborne, Kanada.
Vëllezërit Bill dhe Charles Steele janë dy kandidatët e vetëm që do të kërkojnë besimin e qytetarëve gjatë muajit tetor për kryetar bashkie të Port Colborne – një qytet me rreth 18 mijë banorë pak më shumë se 35 kilometra në perëndim të Buffalos, New York.
Charles po sfidon vëllanë e tij, Bill-in, kryetarin aktual të qytetit i cili shërbeu 17 vjet në këshillë përpara se të zgjidhej kryetar bashkie në vitin 2018, raportoi nypost.
Ai tha se vendosi ta largojë vëllain sepse dëshiron të shohë “njerëz të rregullt” të kandidojnë për poste, transmeton Telegrafi.
“Nëse nuk do të kisha kandiduar, atëherë vëllai im do të ishte shpallur kryetar qyteti sepse askush tjetër nuk kandidon”, tha Charles për median. “Shumë politikanë kanë lugë argjendi në gojë. Mund të përdorim disa mendime të reja”, shtoi ai.
Bill tha se ai ka refuzuar të flasë për kundërshtarët politikë në zgjedhjet e kaluara dhe nuk do të bënte përjashtim për vëllain e tij.
“Unë jam këtu për të zgjedhur Bill Steele. Unë kam një ekip të shkëlqyeshëm të fushatës, ne kemi më shumë njerëz në bordin e kësaj fushate sesa kemi pasur ndonjëherë”, tha ai dhe shtoi, “Unë jam këtu për të folur për atë që do të bëjmë për qytetin kur të jemi fitimtarë”.
Asnjëri nga vëllezërit nuk dëshironte të tregonte pse nuk kanë folur për dekada, por Charles tha se ai kaloi vite larg familjes dhe vendlindjes kur u transferua në British Columbia.
Charles i tha CBC se nuk kishte asgjë kundër vëllait të tij, por shtoi se ai është i pakënaqur me mënyrën se si po e drejton qytetin.
Ai tha se nuk është i sigurt se çfarë do të bënin prindërit e tij me fëmijët e tyre që luftonin për kryetar bashkie. Të dy përplasen për planet e tyre për qytetin e vogël buzë liqenit.
Bill ka propozuar plane për të rizhvilluar pjesën e liqenit të qytetit duke e shndërruar në një destinacion lundrimi për të mbështetur bizneset lokale, me të cilën vëllai i tij nuk pajtohet.
“Deri më tani, është deri në 10 milionë dollarë… dhe nuk mund ta imagjinoj tejkalimin e kostos dhe sa do të kushtonte”, tha Charles për CBC.
“Ata duan të ndërtojnë një pavijon dhe gjëra të tilla, por me të vërtetë nuk zbresin nga anijet dhe hyjnë në seksionin e biznesit të qytetit”, shtoi ai.
Bill, i cili drejton firmën e ndërmjetësimit të sigurimeve familjare në Port Colborne, tha se nuk është i shqetësuar për humbjen eventuale kundër vëllait. /Telegrafi/
“Kam rritur familjen time këtu. Rrënjët e mia janë këtu. Unë drejtoj një biznes këtu, kështu që të gjithë e dinë se kush jam”, tha ai. “Kam bërë fushatë me transparencë të hapur, duke qenë i sinqertë me publikun dhe këtë e kam bërë gjithmonë në 21 vitet e shërbimit tim”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre