LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit Gërvalla: Do të kthehemi, nënë! (Video)

Vëllezërit Gërvalla: Do të kthehemi, nënë! (Video)

Sot, më 17 janar 2018, bëhen 36 vite nga vdekja e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zekës. Ata u vranë në një atentat në Untergrupenbach të Gjermanisë. Për vrasjen e tre aktivistëve të çështjes kombëtare, deri sot askush nuk është ballafaquar me drejtësinë.

Letra drithëruese e Jusuf Gërvallës për Nënën Ajshe: Në tretdhé të shoh tuj ecë me atë krejninë tande që asht helmi ma i fortë për anmikun
Lexo po ashtu Letra drithëruese e Jusuf Gërvallës për Nënën Ajshe: Në tretdhé të shoh tuj ecë me atë krejninë tande që asht helmi ma i fortë për anmikun

Jusuf Gërvalla ishte njeri i artit. Shquhej për poezi, prozë dhe dramë. Ishte dhe gazetar dhe muzikant i me vlerë. Në mesin e dhjetorit 1979 do të ik për Gjermani, pasi regjimi jugosllav donte ta arrestonte. Vëllai i tij Bardhoshi jetonte në Republikën e atëhershme Federale Gjermane qysh nga viti 1974 ku punonte si punëtor social në Arbeiter Wohlfart në Ludvigsburg.


Në një intervistë për “Tagische Zeitung” ndër të tjera ai ka thënë: “Lufta ka disa faza. Fillimisht kemi të bëjmë me njohjen e historisë dhe me njohjen e së vërtetës. Hapi tjetër është që, këto njohuri t’i përhapim në popull. Kjo është faza e iluminizmit përmes trakteve, gazetave, parullave e në mënyra të tjera. Në fazën e dytë shumëçka mvaret nga relacionet në botë, në Evropë dhe në vend. Faza e dytë përmban luftën e armatosur. Siç duket kalimi në të po përshpejtohet, për shkak të terrorit të sforcuar jugosllav mbi popullin shqiptar. Por në këtë moment ende nuk jemi të përgatitur për këtë”.

Në spital, në prag të vdekjes (pas atentatit), ai do të thotë: “Nëse vrasësi jonë është shqiptar emri i tij mos u zbuloftë kurrë””, tha Zeka.

Më poshtë mund të dëgjoni disa këngë të Jusufit bash me vëllain e tij Bardhoshin. /Telegrafi/