Vëllaznimi e ka shënuar fitoren e parë në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll për sezonin 2025/26, duke mposhtur Boran.

Skuadra gjakovare fitoi me rezultat 91:79 (18:17, 19:27, 25:20, 29:15).


Bora e nisi më mirë për ta fituar çerekun e parë me një pikë dallim (17:18), ndërsa e ngriti këtë diferencë me shtatë pikë tjera në çerekun e dytë 19:27.

Megjithatë, pas pushimit të pjesës së parë, Vëllaznimi arriti ta përmbysë ndeshjen. Fillimisht e dominuan çerekun e tretë me pesë pikë epërsi 25:20. Kurse e vulosën fitoren në çerekun e fundit me plot 14 pikë dallim 29:15.

Ziggy Reid ishte më i dalluari me plot 28 pikë, katër topa të kthyer e dy asistime, ndihmuar nga Marques Warrick me 20 pikë. Te Bora përndryshe u dallua Tyson Jackson me 17 pikë e 10 topa të kthyer.

Kësisoj, Vëllaznimi ia bën sefte me fitore në elitë ndërsa Bora mbetet në kërkim të fitores së parë./Telegrafi/

telegrafi sport app