LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i George Floyd ka folur në telefon me presidentin Trump, thotë se “nuk më dha mundësi të flisja”

Vëllai i George Floyd ka folur në telefon me presidentin Trump, thotë se “nuk më dha mundësi të flisja”

Philonise Floyd është vëllai i burrit me ngjyrë George Floyd, që u mbyt ditë më parë nga një polic në Shtetet e Bashkuara, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Donald Trump.

Mirëpo, gjatë paraqitjes në një emision televiziv në MSNBS, Philonise ka thënë se “presidenti nuk më japi mundësi të flisja” dhe se gjithçka përfundoi shumë shpejtë, transmeton Telegrafi.


“Ishte shumë shpejtë. Ai nuk më dha as mundësinë që të flisja. Ishte e vështirë. Unë dëshiroja t’i flisja, por ai më shmangte pas, sikur donte të thoshte ‘nuk më intereson për çfarë dëshiron të më flet’. Vetëm i thash, se dua drejtësi. I thash se nuk mund të besoj, se kryen një linçim modern, në mes të ditës” ka thënë Philonise, për bisedën që realizoi me Trump.

“Nuk mund të bëjë asgjë, kjo më dhemb. Nuk mund ta kuptoj, pse duhet të kalojmë nëpër të gjithë këtë dhimbje.”

Gjatë paraqitjes televizive ku ai u shfaq me nipin e tij Brandon Williams, bëri të ditur se ka folur në telefon edhe me Joe Biden, që pritet të jetë i nominuari demokratik për zgjedhjet e këtij viti.

“Më nevojitet. Thjesht nuk dua ta shoh në atë bluzë, sikur të tjerët. Askush nuk e meriton këtë”, ka thënë Philonise, para se të emocionohet dhe të fillonte të qante.

Në anë tjetër, Trump ka thënë se foli në telefon me vëllanë e viktimës, të cilit i shprehu dhimbjen e thellë që po ndjen i tërë kombi, derisa është i interesuar që të zbardhet rasti dhe të vendoset drejtësia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori