LAJMI I FUNDIT:

Veljanoski takohet me kryetarin e Parlamentit të KE-së Agramunt

Veljanoski takohet me kryetarin e Parlamentit të KE-së Agramunt

Në kuadër të Konferencës evropiane të kryetarëve të parlamenteve që mbahet në Strasburg, Francë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski sot u takua me nikoqirin e Konferencës, kryetarin e Parlamentit të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Veljanovski, siç njoftoi Kabineti i tij, ka shprehur kënaqësinë nga takimi i sotëm ku ka pasur mundësinë të bisedojë për ngjarjet aktuale në Maqedoni dhe në Evropë.


“Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se të gjitha sfidat mund të tejkalohen me qasje të qetë dhe me dialog, me qëllim të mirëqenies për të gjithë qytetarët dhe një ardhmëri më të mirë për vendin. Me këtë rast, Veljanovski ka falënderuar për politikën parimore të Këshillit të Evropës ndaj Republikës së Maqedonisë dhe për mbështetjen e vazhdueshme që vendi jonë e merr nga ana e tyre. Kryetari Agramunt u falënderua për pjesëmarrjen e kryetarit Veljanovski në Konferencë dhe theksoi se me rëndësi është bashkëpunimi i Republikës së Maqedonisë me të gjitha trupat e Këshillit të Evropës. Ai shprehu interesim që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë dhe të realizojë takime ku do të njoftohet më afër me gjendjen në vend”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Kabineti i Veljanovskit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori