LAJMI I FUNDIT:

Veliu viziton Gjilanin pas ngjarjes tragjike, Haziri njofton se janë në pritje të disa familjarëve Bllaca për ceremoninë e varrimit

Veliu viziton Gjilanin pas ngjarjes tragjike, Haziri njofton se janë në pritje të disa familjarëve Bllaca për ceremoninë e varrimit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka vizituar gjatë ditës së sotme Gjilanin pas vrasjes së pesëfishtë që ka ndodhur ditën e martë.

Veliu është shoqëruar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili përmes një shkrimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook ka falënderuar ministrin për vizitën.


“E falënderoj ministrin e Brendshëm, mikun tim Agim Veliu, i cili sot është në vizitë për të parë nga afër zhvillimet pas tragjedisë që e përjetuam dje. Trupat e pajetë janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka shkruar Haziri, përcjell Telegrafi.

I pari i Gjilanit ka bërë të ditur se janë të pritje të një pjesë të familjes Bllaca të vijnë nga Kanada në Gjilan, duke shtuar se po përgatiten për ceremoninë e varrimit bashkë me komunitetin e Cernicës dhe familjen Bllaca.

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan, suspendohen katër zyrtarë policorë për 72 orë
Lexo po ashtu Vrasja e pesëfishtë në Gjilan, suspendohen katër zyrtarë policorë për 72 orë

“Po ashtu, i falënderoj të gjitha institucionet e shtetit për solidaritetin e madh për Gjilanin për t’ua lehtësuar dhembjen”, vijon shkrimi i Hazirit.

Në ngjarjen tragjike të së martës, dyshohet se zyrtarja policore V.B ka privuar nga jeta prindërit, dy vëllezërit dhe më pas vetën. Prokuroria ka bërë të ditur se vrasjen janë kryer me revolen e Policisë së Kosovës që kishte poseduar viktima V.B.

Ndërkohë gjatë ditës pritet të përfundojë edhe obduksioni për pesë anëtarët e familjes Bllaca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori