LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Nga viti 2008, vija kufitare në Karaçevë është shkelur 19 herë

Veliu: Nga viti 2008, vija kufitare në Karaçevë është shkelur 19 herë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu gjatë raportimit të tij në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me incidentin në Karaçevë, tha se kjo pikë kufitare nga viti 2008 është shkelur 19 herë.

Veliu përsëriti se mandati i sigurisë me kufirin me Serbinë i takon KFOR-in.


“Duhet ta keni të qartë nëse nuk e keni dëgjuar fjalimin tim, se mandati i sigurisë me kufirin me Serbinë është ende mandat i KFOR-it. Sa për informacionin tuaj, incidenti në këtë vijë kufitare nuk është i vetmi. Prej 1 janarit 2008, deri më 14 gusht 2020, janë raportuar 19 raste të tilla të shkeljeve të dnryshme që janë bërë në atë pjesë të kufirit. Nuk e kam ndërmend me u strukë. Sa i përket çështjes së shkarkimit. Zotëri Selimi po ta theksoj edhe njëherë më ka shkarkue, por jeni shkarkue të gjithë”, tha Veliu.

Dalin pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kërkohet intervenimi i KFOR-it dhe institucioneve qendrore të Kosovës
Lexo po ashtu Dalin pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kërkohet intervenimi i KFOR-it dhe institucioneve qendrore të Kosovës

Në fillim të muajit gusht të këtij viti, banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës janë shprehur tejet të brengosur, për faktin se nëpër parkingun e një restoranti të këtij fshati janë parë dhe filmuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe duke kaluar.

Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kjo është përgjigja e KFOR-it
Lexo po ashtu Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kjo është përgjigja e KFOR-it

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu në lidhje me këtë incident, i cili nxiti reagime të shumta dhe shqetësim të banorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori