LAJMI I FUNDIT:

Velipoja çel sezonin, kryetari i Shkodrës thirrje kosovarëve të kalojnë pushimet atje

Velipoja çel sezonin, kryetari i Shkodrës thirrje kosovarëve të kalojnë pushimet atje

Bashkia e Shkodrës çeli sot zyrtarisht sezonin turistik veror duke garantuar kushte shumë të mira për pushuesit vendas dhe të huaj. Sipas traditës së krijuar, Velipoja është plazhi ku përqendrohem aktivitetet për çeljen e sezonit veror.

Bashkia e Shkodrës garanton pastërtinë e plazhit dhe ruajtjen e pastërtisë së detit, pastaj rëra kurative dhe mikpritja janë ana tjetër e medaljes që tërheqin mijëra e mijëra pushues çdo vit.


Këto cilësi e kanë kthyer Velipojën në plazhin më të preferuar e frekuentuar jo vetëm nga shkodranët, por edhe nga shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, si dhe turistëve të huaj nga vende të ndryshme të Europës.

Çelja zyrtare e sezonit u parapri nga një përgatitje intensive nga Bashkia e Shkodrës, me synim krijimin e kushteve optimale për pushuesit, të cilët në fakt, frekuentojnë Velipojën gjatë gjithë vitit.

Duke patur turizmin si një nga prioritetet kyçe për fuqiziminekonomik të shkodranëve dhe punësimin e të rinjve, kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka ndjekur vetë të gjitha përgatitjet e bashkisë për të përmirësuar shërbimet publike gjatë sezonit.

Kryebashkiaku Spahia vuri në dukje se pastërtia maksimale dhe hapësirat publike janë në vëmendjen kryesorë të Bashkisë për të siguruar pushime sa më komode për turistët.

Bashkia e Shkodrës është kujdesur që Velipoja, me hapësirat publike, të kthehet në një plazh që ofron aktovotete sportive-argëtiese. Disa prek tyre u demonsteuan edhe sot, së bashku me disa koncerte të organizuara nga Bashkia.

Shkodra është ndër të paktat bashki që, në pak kilometra katrorë, ofron turizmin detar, liqenor, lumor, malor, si dhe atë kulturor elitar, i përfaqësuar me disa muzè në qytet, si dhe sitet arkeologjike. Velipoja, Thethi, Shiroka, Zogaj, Lumi i Shalës janë disa nga atraksionet turistikë që janë të arritshme gjatë gjithë vitit, por veçanërisht në verë, kthehen në pika të rëndësishme referimi për turizmin./News24 Albania

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori