LAJMI I FUNDIT:

Velev: Ka filluar terapia antidiabetike, ende nuk ka takim me Ministrinë e Shëndetësisë

Velev: Ka filluar terapia antidiabetike, ende nuk ka takim me Ministrinë e Shëndetësisë

“Terapia antidiabetike dhe gjilpërat e insulinës janë lëshuar, së bashku me terapitë e reja. Kjo është ajo që ne po kërkonim. Tani po lëshohet terapia e fundit, pasi ndërkohë, këtë javë është lëshuar rreth 95 për qind e terapisë”, thotë në deklaratë për AIM kryetari i Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve, Dimçe Velev.

Më 11 gusht Ministria e Shëndetësisë kishte paralajmëruar takim me përfaqësues të Lidhjes, por Velev thotë se pret që në çdo moment t’i thërrasin.


“Ndërkohë, lëshojnë edhe terapi antidiabetike, që nga sot po i nxjerrin të gjitha bashkë me terapitë e reja, jo vetëm në sistem, por realisht janë lëshuar. Është punë e kompanive dhe burimeve të tyre të shpërndarjes, presim efikasitet të shpejtë”, thotë Velev.

Mbetet e hapur çështja për atë se çka do të bëhet me ndryshimin e sistemit për glukomerat dhe shiritat.

“Tenderi është nënshkruar dhe brenda pak javësh, sa më shpejt, pritet të dorëzohen 40 mijë glukometra dhe 700 sensorë për fëmijë. Dy sensorë do të jenë të rinj. Për herë të parë në 30 vjet, shteti prezanton sensorë për fëmijët deri në 18 vjeç. Çdo fëmijë deri në moshën 18 vjeç, fëmijët e verbër, si dhe ata me diabet gestacional do të marrin një sensor. Është një ndryshim. Për shtatëqind fëmijë nuk do të ketë më shpime të glukometrit, por do të jenë me sensorë”, tha Velev.