LAJMI I FUNDIT:

Vegeta Maestro nga Borziloku – Mbreti i erëzave dhe mrekullia e shëndetit tuaj!

Vegeta Maestro nga Borziloku – Mbreti i erëzave dhe mrekullia e shëndetit tuaj!

I njohur ndryshe si mbreti i erëzave, dhe e sjellur në kuzhinën tuaj nga Vegeta Maestro, bima që me përdorimin e saj përveç shijes unike që i jep ushqimeve, ndikon mirë edhe në shëndetin. 

Por sa në të vërtetë ne dijmë për historikun e borzilokut?


Borziloku është një bimë nga familja lamiaceae me prejardhje nga India, ndërkaq në perëndim e sollën tregtarët. Emri Basilicum është e prejardhura e përshtatur në latinisht nga fjala greke basileos, që do të thotë mbret, kjo tregon rëndësinë e përdorimit të borzilokut për shekuj me radhë.

A e keni ditur se borziloku nga Vegeta Maestro përmban fibra ushqyese, antioksidues të fortë, flavonoide dhe sasi të mëdha të vitaminës C, është i pasur me vitaminat K dhe A, në një sasi të vogël përmban vitamina të grupit B. Ndërsa nga mineralet përmban hekur, kalcium, magnez, bakër dhe sidomos mangan.

Vegeta Maestro nga Borziloku, gjellërave tuaja u jep një aromë karakteristike, pasi është një zëvendësim i shkëlqyer për kripën dhe gjithashtu tërthorazi ndikon në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe ndihmon në heqjen e celulitit.

Përveç se përmirëson shijen dhe pasuron aromën e shumë pjatave, borziloku me përbërësit e vet ka efektet e tij të dobishme në shëndetin e organizmit pasi stimulon oreksin dhe është i dobishëm për tretjen dhe mirëmbajtjen e florës intestinale.

Preferohet që të shtohet tek pjatat me yndyrë të tilla si rosto e yndyrshme derri, ragu, mish qengji ose patë rosto, të cilat pasi po t’iu shtohet borziloku, gatimet do të jenë më të shijshme dhe do të treten më lehtë.

Disa nga përfitimet shëndetësore nga përdorimi i borzilokut:

 stimulon oreksin,

– ka veprim antiinflamator,

– lehtëson problemet e tretjes,

– kontribuon në tretjen më të lehtë të ushqimeve të rënda,

– heq pagjumësinë,

– lehtëson nervozizmin,

– vepron kundër kollës,

– shton ardhjen e qumështit gjatë ushqyerjes me gji.

Ndërsa nëse jeni në mëdyshje se në cilat gatojsa ta përdorni borzilokun? 

Ja rekomandimet tona:

Supat dhe salcat:

Supë me kërpudha, perime dhe domate.

Mishi:

Mish i pjekur.

Mish i pjekur në skarë.

Perklet dhe ragu me mish viçi ose me mish të grirë me domate.

Mish gjahu dhe mish shpendësh:

Mish gjahu dhe mish shpendësh në salca delikate.

Rosto me mish gjahu dhe mish shpendësh.

Peshk, vezë dhe djathë:

Peshk dhe vezë në salcë domatesh.

Mozzarella dhe djathra të ngjashme me domate.

Djathë krem delikat.

Orizi dhe brumërat:

Rizoto me domate.

Makarona me salcë domatesh.

Perimet dhe sallatat:

Jahni dhe tavë me perime.

Sallatë e gjelbër.

Sallatë me domate dhe tranguj.

Sallatë me bathë.

Ëmbëlsirat, frutat dhe pijet:

Koktejet me domate dhe tranguj