LAJMI I FUNDIT:

Veçoritë më të mira të reja të Android

Veçoritë më të mira të reja të Android

Google ka prezantuar një sërë veçorish të reja për aplikacionet Android në panairin MWC, dhe ju sjellim një përmbledhje për atyre që po konsiderohen si më interesantet.

Me ndihmën e përdorimit të inteligjencës artificiale, Android Auto mund të përmbledhë automatikisht mesazhet e gjata ose të shfaq biseda në grup.


Gjithashtu do të sugjerojë përgjigje të shkurtra në mënyrë që të mund të përqendroheni sa më shumë në vozitjen e veturës, transmeton Telegrafi.

Me veçorinë e re, mund të shtoni shënime të shkruara me dorë në dokumentet tuaja drejtpërdrejt nga telefoni ose tableti juaj, duke përdorur gishtin ose stilolapsin.

Do të keni shumëllojshmëri të gjerë të “veglave” për t’ju ndihmuar me këtë, dhe kështu do të keni mundësi të zgjidhni ngjyra të ndryshme të “stilolapsit” apo “markerit”.

Google së fundmi ka përmirësuar kontrollet sa i përket YouTube Music, duke e bërë më të lehtë kalimin midis njërës në tjetrën pajisje.

Të njëjtën gjë e ka bërë për Spotify, kështu që kur zgjidhni “Output” mund të shihni pajisjet “Spotify Connect”.

Navigimi i transportit publik është shtuar në WearOS, kështu që tani gjithçka që ju nevojitet është një orë inteligjente për të ditur se kur do të vijë autobusi juaj i ardhshëm.

Në thelb, gjithçka që ofron Google Maps në këtë segment është gjithashtu e disponueshme në orën tuaj.

Aplikacioni Fitbit është ridizajnuar përmes Health Connect, kështu që ju mund të integroni të gjitha të dhënat që keni në pajisje të tilla si AllTrails, Oura Ring dhe MyFitnessPal.

Ideja është që të keni të gjitha të dhënat që janë të rëndësishme për monitorimin e shëndetit tuaj menjëherë, dhe që gjithçka të jetë transparente. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori