LAJMI I FUNDIT:

I vë zjarrin vetes para kalimtarëve të rastit në Stamboll, i dalin në ndihmë dy persona me fikëse të zjarrit – publikohen pamje rrëqethëse  

I vë zjarrin vetes para kalimtarëve të rastit në Stamboll, i dalin në ndihmë dy persona me fikëse të zjarrit – publikohen pamje rrëqethëse  

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë në qytetin më të madh të Turqisë – Stamboll, i vë zjarrin vetes.

Pamjet shokuese janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet trupi i burrit që është kapluar plotësisht nga zjarri – duke qëndruar me duart e ngritura larg dhe në një moment humb forcën dhe bie në gjunjë, transmeton Telegrafi.


Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një prej vendeve më të frekuentuara në Galata të Stambollit, që konsiderohet si destinacioni i preferuar turistik në Turqi.

Është interesant sesi kalimtarët e rastit vetëm shikonin dhe nuk ndërmerrnin asgjë derisa burri po digjej. Megjithatë në një moment dy punonjës të një dyqani marrin fikësen e zjarrit dhe e shuajnë.

Mediat turke raportojnë se nuk është e qartë se pse ky burrë ndërmori një veprim të tillë, por ajo çfarë dihet është se gjendja e tij shëndetësore është kritike pasi pësoi djegie të shkallës së tretë dhe të katërt. /Telegrafi/