LAJMI I FUNDIT:

Vdes një shtetas i Maqedonisë në aksident komunikacioni në Greqi

Vdes një shtetas i Maqedonisë në aksident komunikacioni në Greqi

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Selanik – Gjevgjeli, afër kufirit Greqi – Maqedoni, ka vdekur një shtetas i Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoferi 29 vjeçar i veturës ”Shkoda Superb” me regjistrim të Shkupit, që sipas të gjitha gjasave e ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, ka goditur në drunjtë përreth autostradës.


Informacionet e fundit flasin se në veturë kanë qenë edhe gruaja shtatzënë e shoferit tashmë të ndjerë, një fëmijë dyvjeçar dhe një grua e moshuar./Telegrafi/