LAJMI I FUNDIT:

Vdes profesori nga Peja, Ali Dreshaj

Vdes profesori nga Peja, Ali Dreshaj

Sot ka ndërruar jetë profesori i njohur, veteran nga Peja, Ali Dreshaj. Lajmin e bëri të ditur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, përmes rrjetit social në Facebook.

Berisha tha se Dreshaj ishte i dashur dhe i njohur për një karrierë të bujshme në arsim dhe shumë i afërt me kolegët dhe nxënësit.


“Me pikëllim mësova lajmin për vdekjen e profesor Ali Dreshajt. Një burrë me cilësi të larta, një njeri i mirë i cili i mbushi vitet me jetë, e jo jetën me vite. Ishte i dalluar, i dashur për të gjithë dhe intelektual në kuptimin e plotë të fjalës. Profesor Ali Dreshaj, iku sot duke na lënë shumë dhembje. Por, krahas dhembjes edhe kujtimet dhe shembujt më të mirë se si duhet jetuar, formësuar dhe ndarë dije për të tjerët. Mbi të gjitha, në kujtesën time, do ta mbajë mend si njeriun modest e të qetë! Familje e nderuar Dreshaj, qytetarë, punonjës arsimor, nxënës, pranoni ngushëllimet e mia dhe të Aleancës. Në këto orë dhembjeje, ndodhemi pranë jush! Profesori, pushoftë në parajsë”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/