Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare Astrit Dushi, i cili ishte i angazhuar në komunitetin e mediave dhe pjesë e Klan Kosova FM, si koordinator i parë.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët njoftuan se varrimi i të ndjerit do të bëhet më 1 maj 2026, në orën 12:00, në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.
E pamja për të ndjerin do të mbahet në Hotel Grand, nga data 2 maj deri më 4 maj 2026, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 17:00.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot ndërroi jetë më i dashuri ynë, Astrit (Agron) Dushi. Varrimi i të ndjerit bëhet më datën 01.05.2026, në orën 12:00, në varrezat në Arbëri/Prishtinë. E pamja mbahet në Hotel Grand, 02.05.2026 – 04.05.2026 (3 ditë) nga ora 10:00 deri 17:00”, thuhet në njoftimin e familjes.
Pos kontributit në Klan Kosova FM, Dushi ka qenë menaxher në Radio KFOR, Radio Prishtina si dhe Radio Paper.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit gazetar.
"Gjatë karrierës së tij, ai ka dhënë kontribut të çmuar në disa media, përfshirë Klan Kosova FM, Radio KFOR, Radio Prishtina dhe Radio Paper, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e gazetarisë radiofonike në vend".
"Në këto momente, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Kujtimi për të dhe puna e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e vlefshme e medias në Kosovë", thuhet në njoftim.





















































