Joe Ruby, një nga ideatorët e filmit të famshëm për fëmijë ‘Scooby-Doo’ ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Shkrimtari dhe ekzekutivi i animacionit vdiq nga shkaqe natyrore të mërkurën në Westlake Village, Kaliforni, sipas Variety.


Seriali origjinal i Ruby, ‘Scooby-Doo, Where are you?’ u krijua në vitin 1969 dhe flet për një qen të madh të quajtur Scooby-Doo dhe shoqëruesit e tij njerëzorë duke zgjidhur misteret që përfshin gjoja krijesa të mbinatyrshme.

w1 3

Ruby lindi në Los Angeles në vitin 1933.

Sipas nekrologjisë së tij, 'Pas mbarimit të shkollës së mesme Fairfax, Joe u regjistrua në Marinën e ShBA-së gjatë Luftës Koreane, ku ai shërbeu për një shkatërrues si një operator sonar’.

Ai ka katër: Cliff Ruby (Elana), Deanna Zevin, Craig Ruby (Flor), Debby Winsberg (Lew); dhe dhjetë nipër e mbesa.

w2 2

Përveç klasikëve për fëmijë të dashur, Ruby dhe partneri i tij Ken Spears krijuan edhe shfaqje të tilla si ‘Dynomutt’ dhe ‘Jabberjaw’.

Në një intervistë për ScoobyAddict.com, dyshja u pyetën nëse ishin të befasuar nga suksesi i ‘Scooby-Doo’.

w3 2

"Ne ishim të shqetësuar se nuk do të zgjaste më shumë se një sezon, por suksesi na befasoi”, tha Spears. /Telegrafi/