LAJMI I FUNDIT:

Vdes inxhinieri legjendar i zërit, Bruce Swedien

Vdes inxhinieri legjendar i zërit, Bruce Swedien

Inxhinieri i zërit që ka punuar me emrat e mëdhenj si Michael Jackson, Mick Jagger, Donna Summer, Duke Ellington, Paul McCartney… vdiq të martën në moshën 86-vjeçare.

“Legjenda e industrisë muzikore për më shumë se 65 vjet dhe fitues i pesëfishtë i çmimit Grammy, njihej për punën e tij me Quincy Jonesin, Michael Jacksonin dhe shumë të tjerë. Kishte një jetë të mbushur me dashuri, me muzikë të mirë, udhëtime dhe martesë të mrekullueshme. E shijonte çdo ditë të jetës. Duhej nga secili”, ka shkruar në Facebook vajza e tij, Roberta Swedien.


Ndërkaq, Jones përmes Instagramit tha: “Jam i dërrmuar nga lajmi se kemi humbur bashkëpunëtorin, legjendarin Bruce Swedien. Nuk kam fjalë për të përshkruar atë se çfarë nënkuptonte ai për mua… Pa dyshim, ishte inxhinieri më i mirë i zërit dhe për 70 vjet as që më ka shkuar mendja të shkoj në incizime nëse nuk e dija se Bruce do të jetë prapa miksetës”.

Emrat tjerë të njohur me të cilët Bruce ka punuar janë edhe Count Basie, Art Blakey, Dizzy Gillespie, Benny Goodman, Lionel Hampton, Oscar Peterson, Herbie Hancock etj. /Telegrafi/