LAJMI I FUNDIT:

I vdes foshnja gjatë lindjes në Spitalin e Pejës, nëna humb jetën pak orë më vonë në QKUK

I vdes foshnja gjatë lindjes në Spitalin e Pejës, nëna humb jetën pak orë më vonë në QKUK

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin Rajonal të Pejës, ku një nënë dhe foshnja e saj e sapolindur nuk kanë arritur të mbijetojnë.

Mjekët e kanë cilësuar këtë lindje si të komplikuar, ku nënës pas lindjes i është komplikuar gjendja e dhe e njëjta është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK).


Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës, Skender Dreshaj, i cili ka thënë se stafi mjekësor ka bërë gjithçka çka ka qenë e mundur, mirëpo lindja ishte e komplikuar, pasi që ka pasur rupturë ose çarje të mitrës.

“Pacientja ka ardhur gjatë ditës në Spital, dhe pas kryerjes së të gjitha analizave është konstatuar se është në gjendje të rregullt dhe ka hyrë në sallë për të kryer lindjen. Lindja ka zgjatur rreth 2 orë dhe foshnja ka lindur e vdekur. Gjakderdhja ka ndodhur gjatë lindjes dhe mendohet të jetë shkaktuar nga ruptura ose çarja e mitrës. Pavarësisht përpjekjeve nga ana e stafit mjekësor për ta ndaluar gjakderdhjen kjo nuk ka qenë e mundur”, ka thënë Dreshaj, i cili ka treguar se kjo ishte lindja e tretë me radhë e nënës, e cila më parë kishte kryer dy lindje normale.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur asnjë lëshim nga ana e stafit mjekësor.

“Të gjithë mjekët janë mbledhur, gjinekologë, kirurgë, anesteziologë, kanë punuar 4-5 orë por nuk kanë mundur me ndal gjakderdhjen. Pëlcitja e mitrës është e njohur si memece, shoqërohet pa dhimbje. Qasja e personelit ka qenë profesionale, asnjë specialist nuk ka munguar dhe as nuk kanë munguar materialet e nevojshme. Nuk ka pasur asnjë lëshim procedural”, u shpreh Dreshaj.

Edhe nga QKUK kanë konfirmuar rastin për Telegrafin, ku kanë treguar se gjendja ishte e rëndë dhe nëna nuk arriti të mbijetonte.

“Zyra për informim në QKUK ju konfirmon se të dielën në ora 1: 40 të mëngjesit, në mjekimin intensiv QKUK, është pranuar një grua nga Peja. Përkundër masave reanimatore nga mjekët dhe stafi i intensives qendrore, gjendja ishte tejet e rëndë dhe gruaja nuk ka arritur të mbijetoi”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Telegrafi mëson se viktima ka qenë rreth moshës 40 vjeç nga fshati Isniq komuna e Deçanit, dhe se pas vetës ka lëndë bashkëshortin dhe dy vajza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori