LAJMI I FUNDIT:

Vdes foshnja e porsalindur në QKUK, autopsia pritet të përcaktojë shkaqet

Vdes foshnja e porsalindur në QKUK, autopsia pritet të përcaktojë shkaqet

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shkaqet e vdekjes së foshnjës nuk dihen ende. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

Ndrejaj bëri të ditur se janë duke e analizuar shkaktarët e mundshëm të vdekjes së foshnjës, dhe se fryti e placenta tashmë janë dërguar për autopsi.


“Ne shkaqet ende nuk i dimë, ka shkaqe të shumta që mund ta shkaktojnë vdekjen. Jemi duke e hulumtuar, kemi mbledhur analizat dhe deklaratat e mjekëve që kanë qenë kujdestar. Dyshohet se mos është edhe ndonjë infeksion. Për autopsi e kemi dorëzuar frytin dhe placentën dhe po presim rezultatet”, ka thënë Ndrejaj.

Ai shtoi se nëna e foshnjës duket se ka pasur probleme gjatë shtatzanisë, dhe se kjo ka qenë lindja e saj e tretë.

“Si duket ajo ka pas pak probleme gjatë shtatzënisë. Gjendja e pacientes është mirë, është duke u trajtuar për shkak të një infeksioni që ju ka shfaq. Lindja është kryer me operacion”, u shpreh Ndrejaj.

Ndryshe, pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti si ‘Hetim i vdekjes’.

Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj

Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj

Lajme
Vdes gazetari Zijadin Gashi

Vdes gazetari Zijadin Gashi

Lajme
Diabeti, përdorimi i Ozempikut për dobësim dhe problemet me gjëndra tiroide - flet endokrinologu Agron Spahina në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Diabeti, përdorimi i Ozempikut për dobësim dhe problemet me gjëndra tiroide - flet endokrinologu Agron Spahina në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?

Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?

Lajme
Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi

Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi

Lajme
Kur rekomandohet largimi i krenikëve te fëmijët? Doktor Limani tregon indikacionet

Kur rekomandohet largimi i krenikëve te fëmijët? Doktor Limani tregon indikacionet

Shëndetësi
Kalo në kategori