Diktatori i fundit argjentinas, Reynaldo Bignone, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm, vdiq sot në moshën 90-vjeçare në një spital ushtarak të Buenos Airesit, njoftojnë mediat vendore.
Ai ishte shtruar në spital për një frakturë në pjesën e legenit dhe duhej t’i nënshtrohej një operacioni, por ndërroi jetë pas një ataku kardiak.
Reynaldo Bignone ka qënë diktatori i fundit që ka njohur Argjentina në vitet 1982-1983.
Pas disfatës së ushtrisë së vendit të tij përballë Britanisë së Madhe gjatë luftës së Sen-Malosë (1982), në vitin 1983 ai hoqi dorë përballë presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Raul Alfonsin, që shënoi fundin e regjimit ushtarak që drejtoi vendin për tetë vjet, që prej vitit 1976.
Disa muaj përpara largimit nga posti, Reynaldo Bignone miratoi ”raportin përfundimtar” të juntës, i cili deklaronte të vdekur të gjithë të zhdukurit e diktaturës dhe u mundësonte amnisti ushtarakëve.
Gjenerali Bignone u bë objekt hetimi në vitin 1985 së bashku me krerë të tjerë ushtarakë, të cilët u dënuan përpara se të liroheshin pas faljes presidenciale të dekretuar nga Carlos Menem më 28 dhjetor 1990.
Që nga anulimi i ligjeve të amnistisë në vitin 2005 nga ish-presidenti Nestor Kirchner, gjykata argjentinase dënoi sërish më shumë se 200 liderë të diktaturës, dhe rreth 800 policë dhe ushtarakë u bënë objekt hetimi. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur