LAJMI I FUNDIT:

Vdes baba i kryetarit të Ferizajt

Vdes baba i kryetarit të Ferizajt

Ka vdekur babai i kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliut.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Aliu përmes një statusi në Facebook, me ç’rast ka njoftuar se varrimi i prindit të tij Muharrem Aliut do të bëhet nesër në ora 16:30 në fshatin Balaj.


Ky është statusi Agim Aliut:

“Lamtumirë, Babuqi im!

Sot, na theve zemrën me ikjen tënde, Babë!

Babë, mirësia e sinqeriteti yt ishin rruga që vet ndoqe e na trasove ne, familjes tënde, ishe i pandalshëm edhe në acaret më të mëdha, edhe në vapën më përcëlluese që ne, fëmijëve tu e familjes, mos t’i mungonte asgjë.

Babë, përjetove dy herë burgun e motrës e një herë të djalit, por asnjëherë zemra e trimëria jote nuk u mposht. Babë, udhët e lirisë ia tregove, sypatrembur, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Babë, unë djali yt dhe gjithë familja jote, jemi zemërthyer sonte. Ne mësuam nga ti, të punojmë e jetojmë ndershëm, kokëlartë e me dinjitet ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Atje lartë në qiell, shohim sytë e tu që na shohin gjithnjë, edhe nga lartë kemi kujdesin tënd. I parajsës është shpirti yt i bardhë e vepra që na le pas ne, familjes tënde, si kujtimi më i shtrenjtë që ta përcjellim ndër breza.

Bashkëqytetarë, miq, familjarë, nesër në ora 16:30 në varrezat e fshatit Balaj, i japim lamtumirën e fundit babait tim, Muharrem Aliu”, ka shkruar Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori