LAJMI I FUNDIT:

Vdes autori i të qeshurës që u bë virale në rrjetet sociale

Vdes autori i të qeshurës që u bë virale në rrjetet sociale

Aktori i njohur spanjoll që konsiderohej si ikona e komedisë, Juan Joya Borja, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

I njohur me nofkën El Risitas, spanjolli njihej për qeshjen e tij unike – ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe mjekët e spitalit Virgen del Rosio në Sevila, ku prej vitit të kaluar kishte qëndruar i shtrirë.


Vitin e kaluar El Risitas ishte pranuar në spital – ku prej asaj kohe kishte qëndruar i shtrirë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Së fundmi atij i ishte amputuar njëra këmbë, me shpresën se ky veprim do të ndalonte sëmundjen që të përhapet edhe në pjesët e tjera – por e kot.

El Risitas ishte bërë i njohur në mbarë botën me videon e vitit 2007, ku i tregonte një miku për përvojën e tij si punonjës i një restoranti.

Qeshja e tij unike është përdorur në video të ndryshme dhe ishte bërë virale, e prej asaj kohe fitoi epitetin e simbolit e “ironisë sa herë që dikush tentonte të tallej me dikë. /Telegrafi/