Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Këngëtarja ikonë ka ndërruar jetë sot (e mërkurë) në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë, shkruan DailyMail.
“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot në mënyrë paqësore në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Cyrihut të Zvicrës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga një përfaqësues për media i familjes së saj.

“Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një grua model”, thuhet tutje në deklaratë.
Turner ka lindur në vitin 1939 në Brownsville, Tenesi. Ajo u bë e famshme si pjesë e dyshes “Ike and Tina Turner” në vitet ’70 përpara se të niste një karrierë solo që është ndër më të suksesshmet e çdo interpretueseje femër në histori të muzikës.
E quajtur “Mbretëresha e Rock ‘N’ Roll-it”, ajo ka lënë pas tre fëmijë dhe bashkëshortin e saj, Erwin Bach.

Dyshja u martuan në vitin 2013 pas shumë vitesh miqësi. Ajo ishte e martuar më parë me Ike Turner, i cili vdiq në vitin 2007.
Dy nga djemtë e saj i paraprinë në mënyrë tragjike në vdekje; në vitin 2018, djali i saj Craig, atëherë 59 vjeç, vrau veten në shtëpi, në Los Angeles.
Në dhjetor të vitit të kaluar, djali i Turner, Ronnie, vdiq në moshën 62-vjeçare nga ndërlikimet e shkaktuara nga kanceri i zorrës së trashë. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë