LAJMI I FUNDIT:

Vdes aktorja Marika Kallamata

Vdes aktorja Marika Kallamata

Në moshën 89-vjeçare ka vdekur aktorja e mirënjohur shqiptare, Marika Kallamata, e njohur ndryshe si “gjyshja e përrallave”.

Margariti ka interpretuar rreth 60 role. Doli në pension, në tetor 1985, por nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë me dramën “Streha e të harruarve”.

Ka interpretuar pak role në filma artistikë, ndërsa është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.