LAJMI I FUNDIT:

Vdes 61-vjeçari në një motel në Ferizaj, policia thotë se është shtetas i Maqedonisë së Veriut

Vdes 61-vjeçari në një motel në Ferizaj, policia thotë se është shtetas i Maqedonisë së Veriut

Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur i vdekur në një motel në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se viktima është një 61-vjeçar me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”, tha Veseli.


Ai shtoi se rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Telegrafi/