LAJMI I FUNDIT:

Vdes 33-vjeçari kroat pas vaksinimit me AstraZeneca, autoritetet fillojnë hetimet pasi ky ishte rasti i dytë në Kroaci

Vdes 33-vjeçari kroat pas vaksinimit me AstraZeneca, autoritetet fillojnë hetimet pasi ky ishte rasti i dytë në Kroaci

Një 33-vjeçar në Kroaci vdiq 12 ditë pasi u vaksinua me AstraZeneca, prandaj Agjencia Kroate e Barnave (HALMED) ka filluar një hetim.

HALMED mori sot një raport të një efekti anësor të dyshuar me një rezultat fatal. Agjencia aktualisht është në kontakt me institucionin shëndetësor ku ndodhi rasti në mënyrë që të paraqesë sa më shpejt të jetë e mundur të gjithë dokumentacionin mjekësor në bazë të të cilit mund të bëhet një vlerësim i marrëdhënies shkak-pasojë.

Raporti thekson trombocitopeni dhe gjakderdhje, dhe një autopsi është duke u zhvilluar, raporton portali index.hr.


“Raporti thekson trombocitopeni dhe gjakderdhje, megjithatë, raporti është shumë i pakët dhe nuk përmban dokumentacion mbi shkakun e vdekjes, si dhe mbi rrjedhën dhe zhvillimin e ngjarjeve që çuan në vdekje”, tha HALMED, e cila pret sa më shpejt sa të jetë e mundur marrjen e dokumentacionit të kërkuar mjekësor, duke përfshirë një letër shkarkimi, dhe më pas një raport të autopsisë.

Kujtojmë se edhe një grua 91-vjeçare vdiq tre ditë pasi mori një dozë të AstraZeneca.

Ky rast gjithashtu do t’i dërgohet Agjencisë Evropiane të Barnave sot për t’u përfshirë në vlerësimin në vazhdim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori