LAJMI I FUNDIT:

Vdes 23 vjeçarja në QKUK, e aksidentuar javë më parë te Rruga “B” në Prishtinë

Vdes 23 vjeçarja në QKUK, e aksidentuar javë më parë te Rruga “B” në Prishtinë

Ka ndërruar jetë 23 vjeçarja, F.R e cila ishte aksidentuar javë më parë te Rruga “B”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.


Aksidentohen dy këmbësore në Prishtinë, të lënduarat po marrin trajtim mjekësor në QKUK
Lexo po ashtu Aksidentohen dy këmbësore në Prishtinë, të lënduarat po marrin trajtim mjekësor në QKUK

“Sot rreth orës 17:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë viktima e dytë (këmbësorja) F.R.23 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 22 tetor 2018, në Rrugën B në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Edhe nga QKUK-ja, kanë konfirmuar për Telegrafin, vdekjen e 23 vjeçares.

“Ju konfirmojmë se përkundër kujdesit maksimal intensiv disa ditorë nga stafi i shërbimit intensiv në QKUK, në ora 17: 25 pacientja e aksidentuar ka ndërruar jetë. Gjendja që nga ardhja në intensive ka qenë rëndë”, ka thënë zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Vdes njëra nga dy këmbësoret e aksidentuara sot në Prishtinë
Lexo po ashtu Vdes njëra nga dy këmbësoret e aksidentuara sot në Prishtinë

Viktima ishte duke u trajtuar në repartin e intensives në QKUK që nga dita e aksidentit, por që nuk ka arritur të mbijetoi pas goditjes së fuqishme që kishte marrë.

Në këtë aksident kishte humbur jetën edhe 30 vjeçarja, Lendita Bardhi. /Telegrafi/