Është arrestuar dhe dërguar në mbajtje vozitësi i cili mbrëmë i goditi me veturë tre këmbësorë në Ozdrim të Pejës, dy prej të cilëve mbetën të vdekur në vend.
Vetëm të shtunën brenda pesë orëve, pesë persona humbën jetën në aksidente trafiku.
Kjo situatë, sipas ekspertëve të komunikacionit duhet të jetë alarm për institucionet, të cilat duhet të angazhojnë ekspertë për të gjetur shkaktarët dhe ndërmarrë masat parandaluese.
Sipas tyre ka shoferë që brenda vitit kanë shkaktuar 33 aksidente, dhe prapë vazhdojnë të vozisin nëpër rrugët e Kosovës.
Në aksidentin në fshatin Ozdrim të Pejës, vetëm njëri nga tre këmbësorët që u goditën nga një makinë, shpëtoi i gjallë.
Dy familjarë mbetën të vdekur në vend, ndërsa familjari tjetër rreth të 40-ve gjendet në trajtim mjekësor.
Shoferi që e shkaktoi aksidentin është kapur nga Policia.
“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë ka goditur tre këmbësorë meshkuj kosovarë. Si pasojë, dy këmbësorë kanë vdekur, ndërsa tjetri këmbësor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thonë nga Policia e Kosovës.
Pothuajse në po këto minuta, dy persona të tjerë vdiqën po nga një aksident trafiku në Shajkov të Podujevës. Sipas Policisë aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia, ndërsa pamjet tregojnë se vetura kishte përfunduar në këtë pemë, e më pas jashtë rrugës.
Edhe këtu dy persona vdiqën në vend, ndërsa i treti është dërguar për mjekim.
Brenda pesë orëve vdiq edhe personi i pestë në komunikacion, në një aksident tjetër në Llapnasellë të Graçanicës. Përplasja e dy veturave la të lënduar dy vozitësit, por vdiq një grua pasagjere.
Edhe për këtë rast vozitësi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ekspertët e komunikacionit thonë se institucionet do të duhej të alarmoheshin nga vdekjet e shumta në komunikacion.
Nol Dedaj thekson se institucionet as që merren me gjetjen e shkaktarëve të vdekjeve me komunikacion.
“Institucionet tona duhet patjetër t’i krijojnë institucionet sikurse është Agjencia e sigurisë rrugore, pastaj të jenë edhe institucionet tjera të cilat për hulumtimin… Në qoftë se secila Qeveria që ka ardhur deri më tani nuk është marrë me sigurinë në komunikacion edhe kjo Qeveri vetëm sa ka shku duke e rëndu sigurinë e komunikacionit rrugor”, ka thënë Nol Dedaj, Ekspert i komunikacionit.
Përpos faktorëve rrugorë, sipas tij, duhet të ketë edhe fushatë të edukimit e po ashtu edhe ndëshkime meritore.
Dedaj ka vërejtje edhe për procesin e pajisjes me patentë-shoferë dhe për shoferët e pa-aftë për komunikacion.
“Secili aksident në qoftë se hulumtohet nga e një instituti profesional, atëherë aty identifikohen edhe problemet në rrugë. Identifikohet edhe ai drejtuesi i automjetit që nuk ka pasur njohur mbi sigurinë, të jap një shembull unë kam pasur një lëndë në dorë për kundërvajtje, 33 aksidente brenda një viti i ka pasur njëri, unë e kam pasur lëndën”, shtoi ai.
Dedaj thotë se rastet e tilla kur një vozitës i shkakton dhjetëra aksidente, atij duhet t’i ndalohet ngasja e makinës.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovës, sipas disa organizatave, del se mbi 1000 persona kanë vdekur nga aksidentet në komunikacion, raporton RTVD./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak