LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e pacientes pas trajtimit te stomatologu në Malishevë, avokati i familjes Shala: Rezultatet e raportit të autopsisë po e ngadalësojnë procesin

Vdekja e pacientes pas trajtimit te stomatologu në Malishevë, avokati i familjes Shala: Rezultatet e raportit të autopsisë po e ngadalësojnë procesin

Të martën e 4 gushtit të vitit që lamë pas, 35-vjeçarja Leonora Shala kishte humbur jetën në ordinancën “Doktorat” në Malishevë, pak minuta pasi mori anestezionin lokal në përpjekjen e saj për të hequr një dhëmb.

Detaje të rëndësishme dolën në shesh pas vdekjes së saj, si dhe fakti se ordinanca “Doktorat”, në të cilën ndodhi rasti, ishte e licencuar si ambulance specialistike për gjinekologji, e jo stomatologji.


Por pavarësisht këtyre fakteve, edhe pas 5 muajsh ende nuk ka lëvizje nga ana e gjykatave për këtë rast.

Avokati Meshari Selimaj përfaqëson familjen e Leonorës në këtë proces gjyqësor dhe ka treguar se përveç deklaratave të familjes që janë marrë, edhe të pandehurit në polici, ende askush nuk është ftuar nga prokuroria apo gjykata për këtë çështje.

Ndërkaq, ka bërë të ditur se aktakuza ende nuk është finalizuar, kjo ngase raporti i autopsisë është dërguar jashtë Kosovës.

E që nga tetori i kaluar, stomatologu Xhavit Karaxha është liruar edhe nga paraburgimi. Më 17 tetor të vitit të kaluar, Gjykata Supreme e liroi atë duke ia ndërprerë masën e paraburgimit, pasi vlerësoi se nuk ka rrezik të prishjes së fakteve nga ana e tij.

Gruaja që vdiq pas trajtimit te dentisti ishte për pushime në Kosovë, familjari tregon si ndodhi ngjarja
Lexo po ashtu Gruaja që vdiq pas trajtimit te dentisti ishte për pushime në Kosovë, familjari tregon si ndodhi ngjarja

Sipas Selimajt, fakti se i dyshuari Karaxha ende nuk është intervistuar nga prokuroria, tregon se gjykimi mund të zgjasë deri në 3 vjet.

Por këtë vonesë, sipas avokatit Selimaj, po e ngadalëson edhe mungesa e rezultateve të raportit të autopsisë.

Megjithëse, sipas tij, diçka tjetër që e brengos më shumë sesa vonesa e autopsisë, është fakti se gjykatat nuk i marrin me seriozitet rastet e tilla, dhe këtë, thotë ai, e dëshmojnë procese të tjera të ngjashme që kanë ndodhur në Kosovë.

Selimaj nuk dëshiron të lëshohet nëse ka të drejtë Karaxha të vazhdojë profesionin ose jo, pasi sipas tij, kjo varet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati.

Sipas Selimajt, ky rast, të cilit i referohen si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, është vepër penale komplekse ngase merr shumë kohë në grumbullimin e gjetjeve. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori