LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e fëmijës dy vjeç, prokuroria e Gjilanit deklarohet për rastin

Vdekja e fëmijës dy vjeç, prokuroria e Gjilanit deklarohet për rastin

Një fëmijë dy vjeçar ka humbur jetën ditën e diel në Gjilan, ndërsa lidhur me rastin është duke u marrë prokuroria.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini ka konfirmuar për Telegrafin, se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ju njoftojmë se për këtë rast me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e vdekjes”, tha ajo.


Një fëmijë dy vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, rasti po hetohet
Lexo po ashtu Një fëmijë dy vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, rasti po hetohet

Ndërkaq, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini më herët konfirmoi se fëmija ishte dërguar në spital pa shenja jete.

Sipas tij, fëmija nuk ka pasur ndonjë traumë apo shenjë të dhunës fizike, mirëpo siç tha ai nga mjeku kujdestar është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“E vërtetë është sjellë një fëmijë pa shenja jete në spital. Nuk ka pasur të dhëna prej familjarëve që ka qenë e sëmurë. Përveç, familjarët që e kanë përmend që ka pas një plogështi dhe si duket sipas tyre e kanë gjetur në dhomë të vdekur. Është sjellë në spital pa shenja jete, nuk ka pas shenja të traumës apo të dhunës fizike. Prej mjekut kujdestar kjo është vlerësuar si vdekje e dyshimtë. Janë lajmëruar policia dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML”, ka thënë Emini për Telegrafin.

Lidhur me rastin, policia njoftoi sot se po vazhdojnë me hetimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori