LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Ali Lajçit, Ali Berisha: Ishte kombëtarë e parimor

Vdekja e Ali Lajçit, Ali Berisha: Ishte kombëtarë e parimor

Për vdekjen e ish-kryetarit të Pejës Ali Lajçit, ka reaguar edhe ish-kryetari tjetër i Pejës, pasues i Lajçit në drejtimin e kësaj komune, Ali Berisha.

Ky i fundit ja kishte fituar Pejën Ali Lajçit në zgjedhjet lokale të vitit 2008, në garën në mes të LDK-së me (Ali Lajçin) dhe AAK-së me (Ali Berishën).


Gjatë viteve rivalët politik lokal do bashkoheshin sërish me aderimin e Ali Lajçit në AAK, me ç’rast Berisha do ti ofronte edhe pozitën e n/kryetarit të komunës së Pejës.

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit
Lexo po ashtu Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit

Në reagimin me rastin e vdekjes së Lajçit, Berisha e cilëson me epitetet më të larta patriotike e kombëtare.

Postimi i plotë:

I trishtuar nga vdekja e patriotit e të burgosurit politik, simbol i qëndrueshmërisë në burgjet serbe Ali Lajqi.

Kontributi i tij kombëtar dhe institucional, qoftë si kryetar komune, si udhëheqës partiak dhe deputet tepër parimor, mbetet i pashlyer.

Isha tepër i nderuar që e kisha udhëheqës e bashkëpunëtorë.

Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi
Lexo po ashtu Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

Ngushëllime të sinqerta familjes Lajqi, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën u angazhua gjatë gjithë jetës!’-shkruan Ali Berisha.