LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 21 vjeçarit tetovar në bregdetin e Malit të Zi, MPJ del me deklaratë pas autopsisë së trupit

Vdekja e 21 vjeçarit tetovar në bregdetin e Malit të Zi, MPJ del me deklaratë pas autopsisë së trupit
Foto: Ilustrim

Dje u raportua në mediat malazeze për një të ri, shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili kishte humbur jetën ne ujrat e Malit të Zi, konkretisht në plazhin ‘Utjeha”.

Sot, gazetarja nga Mali i Zi, Arjona Hajdinaga ka bërë të ditura edhe disa informacione shtesë lidhur me rastin.


“Në momentin kur 21 vjeçari Enis Halili ka vendosur të hyjë në det për t`u freskuar, në plazh ka qenë i vendosur “flamuri i kuq” që do të thotë se noti është i ndaluar”, thotë gazetarja Hajdinaga për televizionin Klan Macedonia.

Ajo shton se ekipet e shpëtimit kanë qenë të stacionuar në plazh por vetëm kanë nxjerrë trupin e pa jetë, ndërsa ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen.

“Është mjaftë vend i frekuentuar, atë që dijmë deri në këto momente gjatë ditës së djeshme ka qenë në fuqi “flamuri i kuq” në bregdetin tonë, kjo do të thotë se ka rrymë dhe se është rrezik për larjen e turistëve dhe jo vetëm. Fatkeqësisht kjo nuk respektohet, flamuri ka qenë në të gjithë bregdetin edhe në plazhet e Ulqinit dhe në zonën Utjeha. Shpëtimtarët gjithmonë janë aty. Janë të detyruar të kenë një shpëtimtar në njëmijë metra. Kjo ngjarje i ka tronditur të gjihë qytetarët të cilat jetojnë në Ulqin” tha Arjona Hajdinaga, gazetare.

Ndryshe Ministria e Punëve të jashtme informon se autopsia është kryer ndërsa shkaqet e vdekjes janë klasifikuar si pasojë e mbytjes në ujë, ndërsa në trupin e tij nuk ka shenja dhune.

Deklarata nga MPJ

“Sipas informacioneve nga institucionet kompetente malazezase, obduksioni është kryer dhe është konstatuar vdekje si pasojë e mbytjes në ujë. Në ambasadën tonë në Mal të Zi është kryer procedura e lëshimit të lejes për transportimin e kufomës së të ndjerit në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratë.

Pas kryerjes së procedurave të nevojshme në Podgoricë, trupi i pajetë i 21 vjeçarit, pritet që të mbërrijë në Tetovë, kurse dita e varrimit do të bëhet e ditur nga familja e tij.

Ndryshe dy ditë më parë 21 vjeçari nga Tetova ishte nisur për të punuar gjatë sezonit të verës në Utjehë, vend turistik në Mal të Zi, duke humbur tragjikisht jetën në ujrat e Adriatikut.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori