LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 20 vjeçarit nga Dragashi, policia maqedonase intervistoi personat tjerë që ishin me të

Vdekja e 20 vjeçarit nga Dragashi, policia maqedonase intervistoi personat tjerë që ishin me të

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka dhënë detaje për vdekjen e 20 vjeçarit nga Dragashi, F. A. në Liqenin e Karanikollës.

Në raportin 24 orësh të publikuar nga kjo ministri thuhet se personat e tjerë që ishin me të ndjerin për tu larë në liqen ilegalisht janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë për zbardhjen e çështjes.


“Më 28.08.2020 në orën 14:50 është raportuar në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen Kufitare “Popova Sapka” se në territorin e vendit tonë, personi F.A. (i moshës rreth 20 vjet) nga Republika e Kosovës, së bashku me disa persona të tjerë nga Kosova, kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Republikë të Maqedonisë Veriore, pas së cilës ata hynë për t’u larë në “Liqenin e Karanikollës”, ku sipas raportit, F.A. aty ndërroi jetë”.

Gjendet trupi i pajetë i të riut nga Dragashi, flet Policia e Kosovës
Lexo po ashtu Gjendet trupi i pajetë i të riut nga Dragashi, flet Policia e Kosovës

“Njëri nga personat u kthye në Republikën e Kosovës ku raportoi ngjarjen në stacionin policor Dragash, nga ku më pas u njoftuar edhe Policia kufitare në Popva Shapka. Më 29 gusht rreth orës 09:00, një ekip inspektues nga Tetova dhe Prokurori Publik kanë arritur në vendin e ngjarjes me helikopter dhe trupi i F.A u hoq nga ujërat e liqenit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Personat e tjerë që ishin me të ndjerin janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë për zbardhjen e çështjes”, thuhet në këtë raport.

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori