LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të rritet numri i të prekurve nga fruthi në Strugë

Vazhdon të rritet numri i të prekurve nga fruthi në Strugë

Në Strugë vazhdon të rritet numri i të prekurve nga Fruthi. Sot janë shënuar dy raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm ka mbërritur në 26. Nga spitali i Strugës thonë se dy ditët e fundit pas shpalljes së epidemisë së fruthit është rritur numri i prindërve që i sjellin fëmijët e tyre për vaksinim.

Në Strugë ditët e fundit u infektuan gjithashtu edhe shtatë punonjës shëndetësor. Ndërsa, nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, sigurojnë se ka vaksina të mjaftueshme. – tha Mentor Ibraimi, Doktor i Mjekësisë shkollore


“Në çdo moment, Qendra e Shëndetit Publik është në dispozicion me një numër të mjaftueshëm të vaksinave kundër fruthit, për të gjithë ata që kanë nevojë nga 12 muaj deri në 45 vjeç. Duke pasur parasysh që numri tashmë ka tejkaluar 24 persona me fruth, presim që ky numër të rritet në 10 deri 15 ditët e ardhshme”, theksoi Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës për Shëndetësi Publike – Ohër

Shkollat dhe kopshtet në Strugë u udhëzuan, që të rrisin nivelin e higjienës, të respektohen rekomandimet për dezinfektim dhe ajrosje të hapësirave, por edhe të mos pranohen fëmijë të pa-vaksinuar. Autoritetet shëndetësore presin që epidemia të vazhdojë të përhapet./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori