LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon përplasja Shqipëri-Greqi për rastin Beleri, Dendias: E duam miqësinë, po jo me çdo çmim!

Vazhdon përplasja Shqipëri-Greqi për rastin Beleri, Dendias: E duam miqësinë, po jo me çdo çmim!

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lenë të lirë kandidatit fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Diplomati greku u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim, teksa kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.


“Nuk po ushtojmë presion dhe as po bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, theksoi Dendias.

Më tej, ministri Nikos Dendias deklaroi se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës.

Zgjedhjet në Himarë, sekretari i Ministrisë së Jashtme greke dhe ambasadorja vizitojnë Fredi Belerin në burg
Lexo po ashtu Zgjedhjet në Himarë, sekretari i Ministrisë së Jashtme greke dhe ambasadorja vizitojnë Fredi Belerin në burg

“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, përfundoi Dendias.

Dendias paralajmëroi edhe një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçkën.

“Duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve – ka shumë mundësi që të takoj personalisht edhe ministrin e jashtëm shqiptar. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të thënë disa fjalë”, theksoi Nikos Dendias.

I pyetur nëse kjo çështje do të ndikojë lidhur me marrëveshjen e detit në Hagë, Dendias tha se shpreson që veprimi i autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë të mos përbëjë ndryshim të qëndrimit politik.

Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fredin Belerin. Ai akuzohet për blerje votash për zgjedhjet vendore. Gjykata e Vlorës pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Bleri akuzohet për veprën penale ‘korrupsioni aktiv në zgjedhje’.

Ndaj reagimit nga ana e Greqisë ministrja e Jashtme e Shqipërisë e ka pasur një replikë, Olta Xhaçka e cila në një postim të bërë në Twitter, shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës në Shqipëri kur provat janë të qarta. Më tej shton se organet e diplomacisë greke duhet të jenë më të përmbajtura në deklarata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori