Profesoresha e fakultetit të Arteve, Besa Luzha, ka reaguar ndaj ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha e cila ka thënë se nuk është e vërtetë që kjo ministri ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ridestinimim e mjeteve financiare të parapara për ndërtimin e sallës së koncerteve në Prishtinë.
Luzha përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ministrja Hoxha ka kërkuar ri-destinimin duke thënë që lokacioni ka probleme pronësore-juridike, gjë që sipas saj nuk është e vërtetë.
Ajo në disa pika sqaron se tek kush qëndron problemi për ridestinimin e mjeteve financiare të parapara për ndërtimin e sallës së koncerteve, në Prishtinë.
“Pas reagimit të komunitetit të artistëve pamorë dhe me lobim:
-Ministri i Kulturës e ka vënë në listën e objekteve të përkohshme të mbrojtura.
-Komuna është angazhu me gjetë lokacione të tjera sipas kritereve të BE.
-Kryeministri Haradinaj i ka kërku Ministrit me e largu nga lista që me i hapë rrugë ndërtimit
-Nga Lista objektin e heq vetëm Këshilli , anëtarët e të cilit duhet të votohen në Kuvendin e Kosovës.
-Kuvendi ka dështu me e qitë në agjendë këtë çështje , se ashtu kështu spo ka forum as për çështje ma urgjente.
-Komisioni Evropian, natyrshëm ka insistu me u përfundu përzgjedhja e lokacionit.
-Të gjithë akterët e përfshirë kanë dështu me qenë agjil në këtë situatë.
-Ministrja Hoxha, krye në veti ka dërgu letër për ri-destinim.
e tash….topi te kush?”, ka sqaruar Luzha në një postim të saj në Facebook.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për ridestinimin e fondeve të Bashkimit Evropian për sallën koncertale në Prishtinë, ku ka thënë se Ministria e Integrimeve krye në vete i ka dërguar letër BE-së për ridestinimin e 15 milion eurove të fondit IPA 2019, të cilën e ka mohuar ministrja e MIE-së, Dhurata Hoxha.
Hoxha ka thënë se kjo Ministri nuk është institucioni që bën ridestinimin e mjeteve të BE, prandaj sipas tyre nuk është e vërtetë që MIE ka kërkuar nga BE ridestinimim e mjeteve financiare të parapara për ndërtimin e sallës së koncerteve.
Sipas reagimit kjo Ministri i ka dërguar shkresë Kryetarit Ahmeti duke i kërkuar që t’i informojë për gjendjen mbi lokacionin e sallës së koncerteve. Ndërsa sipas tyre Ahmeti, nuk është përgjigjur asnjëherë në kërkesën që i është bërë.
Ndryshe në emisionin “Përballje” në tetor të vitit të kaluar është diskutuar për ndërtimin e sallës koncertale në Prishtinë, si dhe për problemi me ndërtimin e kësaj salle, dhe për mundësinë e humbjes së donacionit Bashkimi Evropian prej 15.4 milionë euro për këtë sallë koncertale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tentuan të udhëtojnë me pasaporta të huaja, dy shtetas turq arrestohen në Aeroportin e Prishtinës

LSDM: Mickoski mban tribuna partiake ndërsa njerëz vdesin në zjarre, është plotësisht i shkëputur nga realiteti

VLEN: E vërteta që BDI do ta fshehë me shpifje është se në 20 vite qeverisje nuk ka asnjë shqiptar në disa institucione

Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth, por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani?

"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

Flet pronarja e restorantit që u përfshi nga zjarri në Theth, tregon për dyshimet e para

Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i kapitenit Arben Anamali

“Na ka mbetur veç me vdek”, banori i Thethit me lot në sy: Kam investuar kursimet e jetës në bujtina, duan të na prishin

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë