Komuna e Tetovës, respektivisht inspektorati komunal ka vazhduar me largimin e kioskave nga vendet publike. Por, nga ky inspektoriat kanë akuzuar policinë e Tetovës se nuk jep asistencë gjatë këtyre aksioneve.
Ai ka falënderuar pronarët e kioskave që kanë pranuar vendimin e komunës së Tetovës që të njejtit nuk kanë kundërshtuar këtë aksion dhe se i njëjti do të vazhdojë. Gjithsej janë larguar gjashtë kioska por kanë mbetur edhe 15 kioska që duhet të largohen.
“Policia neve na dërgoi një letër në ora 15 e 50 minuta, që të mos kemi mundësi as të japim përgjigje, se nuk do të kenë mundësi që të vijnë të na asistojnë. Që rasti të jetë më absurd, arsyeja është se nuk mund të vijnë të asistojnë për arsye sigurie. Mund ta paramendoni që një institucion që është I obliguar t`i sigurojë qytetarët, të sigurojë institucionet, ata nuk vijnë të asistojnë në një institucion të rëndësishëm siç është komuna e Tetovës për shkaqe sigurie.
E pyes Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovki se a ka dijeni në lidhje me këtë, se nuk kanë mundësi të asistojnë në aksionin tonë për shkaqe sigurie. Kjo është apsurde sepse qeveria e Artan Grubit dhe Kovaçevskit e sabotojnë komunën e Tetovës”, deklaroi Sadat Sulejmani, udhëheqës i Inspektoratit komunal në Tetovë.
Nga Policia e Tetovës, kanë mohuar se është kërkuar nga komuna e Tetovës të shtyhet për një muaj largimi i kioskave, sepse këtë muaj policia ka shumë aktivitete në terren.
“SPB Tetovë, në mënyrë kateegorike hedh poshtë si të pavërteta dhe tendencioze akuzat e komunës së Tetovës, se me qëllim është refuzuar asistenca policore për ditën e sotëm dhe të nesërme, e për çka është dërguar edhe kërkesë. Në takimin e mbajtur në datë 20 të këtij muaji iu është shpjeguar se përse SPB Tetovë nuk mund të asistoj, e që ka të bëj me shumë aktivitete të planifikuara për këtë muaj andaj dhe është kërkuar që të shtyhet për një muaj procedura e largimit të barakave, e që ka të bëj me frekuentimin e madh në komunikacion të ditëve të fundit si dhe ardhjen masive të mërgimtarëve” thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.
Policia njofton se është asistuar me kërkesë të komunës së Tetovës në fshatin Gajre, kurse gjatë tërë vitit, në 11 raste është asistuar për sa i përket aktiviteteve që kanë të bëjnë me komunën e Tetovës. Nga policia thonë se kjo nuk është tendencë e qëllimshme por për shkak të mbingarkesës që kanë pjesëtarët e policisë së Tetovës. Largimi i kioskave, përplasje komunë-polici./KlanM/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ekstradohet në Maqedoninë e Veriut, Besim Krasniqi
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët
Apeli ndryshon aktvendimin e Themelores, e kthen Enver Sekiraqën në paraburgim
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë