LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi për rastin “Trajektorja”

Vazhdon gjykimi për rastin “Trajektorja”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seancat për lëndë “Trajektorja” dhe “Transporter” të Prokurorisë Speciale Publike.

Te rasti “Trajektorja” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevskit, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieskie dhe ish drejtori i Agjencisë së rrugëve shtetërore, Ljupço Georgievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjithashtu në bankën e të akuzuarve, duhet të ulen të akuzuarit në lëndën “Transporter”.

Ish kreu i komunës së Manastirit Vlladimir Talleski dhe 20 persona tjerë në këtë rast akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, që është bërë dëm rreth 360.000 euro./Telegrafi/