Ish-drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Fushë-Kosovës, Jakup Dumani, është duke u akuzuar me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” gjatë viteve 2013-2014 për shkak të një objekti të ndërtuar pa leje.
I akuzuari Dumani nuk kishte ndërmarrë veprime për të rrënuar objektin ndërtimor, i cili ishte ndërtuar pa leje nga kompania e ndërtimit “Kabashi AM”, me arsyetimin se Komuna e Fushë-Kosovës nuk kishte mjete të mjaftueshme për rrënimin e këtij objekti.
“Unë si drejtor i kam zbatuar të gjitha procedurat ligjore të cilat kanë qenë në kompetencën time lidhur me këtë çështje”, deklaroi i akuzuari Dumani para trupit gjykues.
“Unë i kam thënë inspektores që të vlerësojë kushtet se rrënimi a do të mund të shkaktojë rrezik për rrethin dhe njerëzit e më pas të vlerësojë e të merr aktvendim për rrënim. Unë në bazë të informacioneve që i kam nga inspektorja jam në dijeni se investitori i ka ndërprerë punimet, pastaj kanë vazhduar përsëri të ndërtojnë”, shtoi i akuzuari Dumani, duke iu referuar inxhinieres së ndërtimtarisë, Valbona Morina.
Sipas të akuzuarit Dumani, objekti në fjalë është rrethuar me shirit si dhe i është vendosur pllaka për ndalim punimesh si pasojë e mosposedimit të lejes.
Ndërkaq, në seancë i pranishëm ishte edhe vetë pronari i firmës “Kabashi AM”, Atdhe Kabashi, i cili është i akuzuar me veprën penale “punime ndërtimore të kundërligjshme”.
Përkundër proceseve për t’i ndërprerë punimet, i akuzuari Kabashi nuk i kishte lejuar punëtorët të ndalonin procesin e ndërtimit, pasi që sipas tij kishte qenë shumë afër marrjes së lejes së ndërtimit.
“Ka pasur raste kur inspektori i ka vendosur shiritat pas shumë vërejtjeve por punëtorët i kanë hequr ato me urdhrin tim dhe kanë vazhduar të punojnë”, shtoi i akuzuari Kabashi.
Për mosmarrjen e lejes i akuzuari Kabashi akuzon Agim Muratovicin, pasi që ishte ai i cili e lajmëroi këtë rast në Prokurori për shkak të një procedure kontestimore që kishin pasur më herët.
Jakup Dumani akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se gjatë viteve 2013-2014 në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Fushë-Kosovës ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për firmën “Kabashi AM”.
Sipas aktakuzës, Dumani nuk ka ndërmarrë veprime për rrënimin e objektit afaristo – banesor të ndërtuar nga firma “Kabashi AM” me pronar Atdhe Kabashin, edhe pse këto veprime ishin kompetencë e tij.
Ndërsa Atdhe Kabashi akuzohet se gjatë viteve 2013 – 2014 në cilësinë e pronarit të firmës “Kabashi AM”, me seli në Prishtinë, ka vepruar ne kundërshtim me Ligjin për Ndërtimin, pasi në mënyrë të kundërligjshme pa leje ndërtimi ndërtoi objektin banesor në zonën kadastrale në Fushë-Kosovë. /kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia