LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon drama e argjentinasve të Ligës Premier: Të deportuar nga Brazili, nuk luajnë ndaj Bolivisë, sanksione nga klubet dhe karantinë 10 ditore në Kroaci

Vazhdon drama e argjentinasve të Ligës Premier: Të deportuar nga Brazili, nuk luajnë ndaj Bolivisë, sanksione nga klubet dhe karantinë 10 ditore në Kroaci
(Foto: Screenshot/Twitter/Sam Screen)

Emiliano Martinez, Cristian Romero, Giovani Lo Celso dhe Emiliano Buendia, po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë, pas pezullimit të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës.

Të dielën ishte shkaktuar kaos, kur autoritetet braziliane e ndërprenë sfidën ndërmjet dy rivalëve jugamerikane për depërtimin e katër futbollistëve të përmendur, të cilët luajnë në Ligën Premier – me dyshimin se i kanë falsifikuar format e tyre të hyrjes për të shmangur karantinën dyjavore.


Dyshja e Aston Villas, Martinez dhe Buendia, kanë shkuar drejt Madridit, nga ku do të udhëtojnë për në Kroaci, ku do të qëndrojnë në vetizolim 10 ditor. Po të ktheheshin direkt në Angli, ata do të detyroheshin që t’i kalonin 14 ditë në karantinë duke munguar në dy ndeshje të Aston Villas.

Megjithatë, duke udhëtuar në Split të Kroacisë, ata do ta kenë mundësinë të stërviten në kushte të mira dhe do të mungojnë vetëm në ndeshjen kundër Chelseat.

Zyrtare: Suspendohet takimi mes Brazilit dhe Argjentinës
Lexo po ashtu Zyrtare: Suspendohet takimi mes Brazilit dhe Argjentinës

Në anën tjetër, dyshja e Tottenham Hotspur, Lo Celso dhe Romero, janë akoma në Buenos Aires, në kampin stërvitor të Argjentinës, ku kishin arritur në orët e hershme të mëngjesit nga Sao Paulo. As ata nuk pritet të luajnë ndaj Bolivisë, por do ta ndjekin të njëjtin skenar sikurse dy lojtarët e Aston Villas. Në anën tjetër, Spursat pritet t’i sanksionojnë për shkak të udhëtimit drejt Amerikës Jugore pa lejen e klubit përkundër paralajmërimeve nga qeveria britanike.

“Të katër (që luajnë) në Angli i morën përsipër pasojat. E bëmë për dashurinë ndaj fanellës së Argjentinës. Ajo që ndodhi ishte e dhimbshme. Do të fitojmë në Brazil”.

“Kur autoritetet e ndërprenë (ndeshjen), nuk kuptuam asgjë. E gjitha ishte për arsye politike. Bota priste një ndeshje të shkëlqyer, jo këtë spektakël”, ishte shprehur Martinez me rastin e largimit nga Buenos Airesi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori