Vazhdon bojkoti i procesit mësimor në Vërtekicë të Studeniçanit, reagon Ministria (Video)
Tash e 5 javë vazhdon bojkoti i nxënësve të Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturku” në fshatin Vërtekicë të Komunës së Studeniçanit.
Prindërit refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për shkak të largimit nga puna të një mësuesi dhe krijimin e paraleleve të kombinuara, ku në një klasë të vetme mësojnë nxënës të klasës së parë dhe të dytë dhe në klasën tjetër, të klasës së katërt dhe të pestë. Klasë të tretë nuk ka.
“Nuk kemi ndonjë sqarim nga këto tre institucione për ta shqyrtuar këtë problem. Ne jemi të vendosur dhe bojkoti do të vazhdojë , deri sa ky problem nuk shqyrtohet. Kemi bërë kërkesa që paralelet mos të ndryshojnë, por të vazhdojnë ashtu siç ishin në fillim”, tha Abdurrahim Ademi, këshilli i prindërve.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, thotë se janë të informuar për problemin, dhe për këtë janë dërguar inspektorë në terren për të analizuar situatën e krijuar dhe për të marrë vendimin e duhur.
“Është dërguar shkresë deri tek Inspektorati Shtetëror i Arsimit, i cili tani më është në terren dhe do të japë vlerësim nëse bëhet fjalë për procedurë ligjore ose jo, duke marrë parasysh se tani bëhet fjalë për vazhdimin e vitit shkollor, dhe në bazë të saj ne do të veprojmë. Pra jemi të njoftuar për problemin dhe organet përkatëse janë në terren”, u shpreh Deskoska. Nga Komuna e Studeniçanit thonë se vendimi i tillë erdhi si rezultat i numrit te vogël të nxënësve në këtë shkollë. Prindërit vazhdojnë të jenë të revoltuar me këtë çakordim të paraleleve, duke thënë se kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e mësimit të fëmijëve të tyre./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'