Demonstrimet kundër grushtit të shtetit në Mianmar rifilluan të dielën në qytetin jugor të Daiweit, megjithëse në këtë qytet të vogël ishte përhapur shqetësimi se forcat e sigurisë do të qëllonin në vend këdo që dilte në rrugë pas mesditës.
Rreth 40 mësues e inxhinierë marshuan me flamuj e pankarta në duar me thirrjet për t’i dhënë fund juntës ushtarake dhe rikthimin në demokraci.
Edhe grupime të tjera vazhduan demonstrimet gjatë gjithë ditës, në një shenjë rezistence përballë shtypjes së ashpër të forcave policore e ushtarake.
Të shtunën u shënua dita më e përgjakshme që nga grushti i shtetit i 1 shkurtit. Forcat e sigurisë vranë 114 vetë, përfshirë fëmijë, gjatë protestave në qytete të ndryshme të vendit.
Komandantë të lartë ushtarakë amerikanë dhe homologët e tyre nga 12 vende dënuan të shtunën përdorimin e forcës kundër protestuesve duke thënë se udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit kanë humbur besueshmërinë në popullatë.
Deklarata e përbashkët, e siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, përbën një gjest të rrallë nga udhëheqës të lartë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara, Azia dhe Evropa.
“Si shefa të mbrojtjes, dënojmë përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj njerëzve të paarmatosur nga Forcat e Armatosura të Mianmarit dhe shërbimet e sigurisë”, thuhej në deklaratën e nënshkruar nga 12 shefat e mbrojtjes të Australisë, Kanadasë, Danimarkës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Japonisë, Holandës, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi