LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestat e bujqve të Strumicës

Vazhdojnë protestat e bujqve të Strumicës

Edhe sot kanë protestuar bujqit e Strumicës për shkak të çmimit të ulët të lakrës pranverore. Ata protestuan rreth një orë, duke bllokuar magjistralen Strumicë – Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit kërkojnë takim urgjent me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujrave për të getur një zgjidhje për këtë krizë. Në të kundërtën, bujqit paralajmërojnë radikalizim të protestës dhe bllokim edhe të kalimit kufitar, nga ku, në Maqedoni hyjnë perime që ndikojnë në uljen e çmimit të prodhimeve të tyre.


Risto Vellkov, kryetar i Sindikatës rajonale të prodhuesve bujqësorë ka hedhur poshtë tezat për gjoja protesta me prapavi politike. Ai theksoi se subvencionet prej 30 mijë denarësh nuk mbulojnë harxhimet prej 200 mijë denarësh për një hapsirë një hektarëshe./Telegrafi/