LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë pretendimet se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi, vjen reagimi i shefit të NATO-s

Vazhdojnë pretendimet se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi, vjen reagimi i shefit të NATO-s

Nëse Koreja e Veriut do të dërgonte trupa në Ukrainë për të luftuar në emër të Rusisë, kjo do të përshkallëzonte ndjeshëm konfliktin, ka deklaruar shefi i NATO-s, Mark Rutte.

Rutte, i cili mori detyrën si shef i aleancës ushtarake në fillim të muajit, tha se kishte një diskutim me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, rreth partneritetit të ngushtë të aleancës me Seulin.

Siç thekson Rutte, biseda ishte fokusuar në bashkëpunimin industrial të mbrojtjes dhe sigurinë e ndërlidhur të Euro-Atlantikut dhe Rajonet e Indo-Paqësorit, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Kjo deklaratë vjen pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Koreja e Veriut po përgatitej të dërgonte 10,000 ushtarë për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Moskës dhe se disa oficerë të Koresë së Veriut ishin vendosur tashmë në territorin ukrainas të pushtuar nga Rusia.

Ndryshe, Perëndimi ka akuzuar prej kohësh Korenë e Veriut për furnizim me armë të Rusisë.

Por, Rutte dhe Pentagoni thanë se nuk kanë gjetur ende prova për praninë ushtarake të Koresë së Veriut në terren në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori