LAJMI I FUNDIT:

I vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak Dejan Pantiqit

I vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak Dejan Pantiqit
Dejan Pantiq

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 04.01.2023 për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, në çështjen penale kundër të pandehurit Dejan Pantiq.

I njëjti për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje nga neni129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.


“Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.01.2023 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i vazhdohet  masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje edhe për 2 (dy) muaj, ashtu që Arresti Shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.03.2023”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kundër këtij aktvendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, përmes  Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special./Telegrafi/