Artistët e grupit OTR, Enca dhe Noizy duket se po shkojnë drejt paqes.

Pas një përplasje publike nga dy këngëtarët me akuza ndaj njëri-tjetrit, duket se ka reaguar anëtari i grupit, Varrosi.


Ai në një postim në rrjetin social Instagram ka thënë se atij i bijnë të gjitha hallet e grupit përsipër, teksa porositi rivalët që të mos gëzohen shpejt me këto telashe, shkruan Telegrafi.

“Mbin krejt hallet e grupit përsipër jam fut ndërmjetës. E gjitha është dashuri ata që na urrejnë mos u bëni të lumtur shpejt. OTR familje e madhe”, ka shkruar Varrosi.

Duket se Enca ende do të vazhdojë të mbetet pjesë e OTR, teksa motra e saj nuk dihet nëse sërish do të vazhdojë të dëgjojë këngët e Stresit në shenjë hakmarrje. /Telegrafi/

varrosi