LAJMI I FUNDIT:

Varosha – “qyteti fantazmë” hapet për herë të parë pas 46 viteve

Varosha – “qyteti fantazmë” hapet për herë të parë pas 46 viteve

Për herë të parë pas 46 viteve, qytetarëve i është mundësuar hyrja në qytetin e Qipros Veriore, Varosha, dikur destinacion i preferuar turistik që është braktisur nga pushtimi i ishullit nga ana e ushtrisë turke shumë vite më parë.

Qindra persona kanë shëtitur në dy ditët e fundit në plazhet e bukura dhe shëtitoret, që së fundmi janë rregulluar në Varosha apo Maras, transmeton Telegrafi.


Qyteti në shumë pjesë është i rrethuar me shirita të policisë, në mënyrë që këmbësorët të qëndrojnë sa më larg shtëpive pa dritare. Shumica e objekteve janë shkatërruar.

Banorët e Varoshas kishin ikur nga ky qytet në kohën e pushtimit turk në vitin 1974. Asokohe kjo zonë ishte futur nën kontrollin e ushtrisë turke, kurse hyrja është lejuar ekskluzivisht për ushtarët e Qipro Veriore.

E nga dje është hapur për turistë edhe një pjesë e plazhi dhe rrugës së njohur si “Demokracia”.

Hapja e këtij qytetit për shumëkënd është një moment historik, kurse për disa i vajit dhe kujtimeve të errëta. /Telegrafi/